Pisacane dhe Spalletti ndëshkohen me kartonë të kuq pas ndeshjes
Ndeshja mes Cagliarit dhe Juventusit u shoqërua me tensione edhe pas përfundimit të saj, kur trajnerët Fabio Pisacane dhe Luciano Spalletti u përfshinë në një incident gjatë momentit të përshëndetjes.
Gjithçka ndodhi teksa dy teknikët po shkonin t’i jepnin dorën njëri-tjetrit. Sipas pamjeve, Pisacane e kapi Spallettin nga krahu, ndërsa trajneri i Juventusit reagoi menjëherë, duke e përshkallëzuar situatën, shkruan
U desh ndërhyrja e anëtarëve të stafit për të qetësuar gjakrat dhe për të shmangur përplasjen e mëtejshme mes dy trajnerëve.
Gjyqtari vendosi t’i ndëshkonte të dy me kartonë të kuq, ndërsa tashmë priten të mësohen edhe pasojat disiplinore të incidentit. Nuk përjashtohet mundësia që rasti të shqyrtohet nga organet përkatëse të disiplinës në futbollin italian.
Të rejat Lexo më shumë
A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni
Njëri kapiten në Zvicër, tjetri shkëlqen në Suedi – pesë qendërmbrojtësit që mund ta përforcojnë edhe më shumë Kosovën
"Mbappe është kandidati im" - legjenda nigeriane zgjedh fituesin e Topit të Artë