Pilotët raportuan një dron të dyshimtë pranë pistës, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Nurembergut në Gjermani
Operacionet e fluturimit në Aeroportin "Albrecht Dürer" të Nurembergut u ndërprenë përkohësisht të martën herët, pasi disa pilotë raportuan se kishin parë një dron të dyshimtë pranë pistës.
Policia bëri të ditur se raportimet erdhën nga tre pilotë të ndryshëm gjatë manovrave të ngritjes dhe uljes, në intervalin kohor midis orës 02:00 dhe 04:00 me orën lokale.
Si reagim, policia kufitare, në bashkëpunim me administratën e aeroportit dhe kontrollin gjerman të trafikut ajror, nisi një operacion të menjëhershëm sigurie, ndërsa ngritjet dhe uljet u pezulluan si masë paraprake, shkruajnë mediat e huaja, përcjell
"Masat e ndërmarra, të cilat përfshinin ndër të tjera edhe përdorimin e një helikopteri policie, nuk çuan në konfirmimin e objektit të raportuar", deklaroi zëdhënësi i policisë, Michael Petzold.
Sipas tij, "inspektorati i policisë kufitare të Nurembergut po kryen tani hetime të mëtejshme për të sqaruar ngjarjen".
Raportimi erdhi në një kohë shqetësimi në rritje në Gjermani lidhur me incidentet me dronë pranë aeroporteve dhe infrastrukturave të tjera kritike.
Në muajin gusht, autoritetet gjetën një dron të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle, pranë një aeroplani transporti ukrainas.
Zyrtarët gjermanë akuzuan Rusinë se kishte kryer tentativën për sulm si pjesë e operacioneve të saj hibride, të projektuara për të përhapur frikë te publiku dhe për të ushtruar presion mbi Berlinin që të reduktonte mbështetjen për Ukrainën.
Të rejat Lexo më shumë
“Ata duhet të vuajnë, t’u hiqen titujt”, Gerrard propozon ndëshkim të rëndë për Man Cityn
KRRE: Rritet çmimi i mazutit, benzina dhe dizeli mbeten të pandryshuara
FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni