← Kthehu te Ballina
Lajme 11/11/2026 12:47

Peshk i rrallë me ngjyrë portokalli-verdhë zbulohet në portin e Nju Jorkut

Peshk i rrallë me ngjyrë portokalli-verdhë zbulohet në portin e Nju Jorkut

Shërbimi amerikan për Peshqit dhe Kafshët e Egra (USFWS) ka njoftuar për zbulimin e një peshku me ngjyrë të pazakontë verdhë-portokalli në portin Oswego, në shtetin e Nju Jorkut.

Peshku, i cili i përket specieve vendase burbot, u kap gjatë një kontrolli rutinor për identifikimin e specieve ujore invazive. Biologët e vunë re menjëherë ngjyrën e tij të veçantë, e cila dallonte dukshëm nga pamja e zakonshme e kësaj specieje.

USFWS e përshkroi ngjyrën e peshkut si aq të theksuar, saqë edhe gjethet më të ndritshme të vjeshtës do të dukeshin të zbehta pranë tij, transmeton

Sipas biologëve, kjo pamje shkaktohet nga një gjendje biologjike e njohur si ksantokromizëm (xanthochromism), e cila ndikon në pigmentimin normal dhe i jep trupit një ngjyrë të theksuar të verdhë-portokalli.

“Ksantokromizmi është dukshëm më i rrallë te peshqit e egër sesa albinizmi apo melanizmi, duke e bërë këtë kapje veçanërisht të pazakontë”, thuhet në njoftimin e zyrtarëve.

Përveç ngjyrës së rrallë, edhe vetë prania e kësaj specieje në atë zonë ishte befasuese.

Sipas USFWS-së, popullata e burbotëve në liqen është shumë e vogël, ndërsa kjo specie zakonisht jeton në ujëra më të thella dhe më të ftohta sesa ato të portit Oswego.

Institucioni bëri të ditur se ky është dokumentimi i parë i kapjes së një burboti gjatë një kontrolli të peshkimit në këtë port, megjithëse më parë janë raportuar disa raste të kapjes së tij nga peshkatarët.

Reklamë