Pesë persona arrestohen në Prishtinë, sekuestrohen mbi gjysmë kilogrami marihuanë dhe kokainë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 21:20, në rrugën “Afrim Zhitia”.
Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit të pesë të dyshuarve, në dy vetura dhe në një banesë që ata e kishin në shfrytëzim, janë gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 517.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Po ashtu, policia ka sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para të gatshme që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe tre telefona celularë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Të rejat Lexo më shumë
Sllaveski: Limiti javor në Alta Banka rritet në 15 mijë denarë, paratë janë të sigurta
Dokumentet tregonin një gjë, peshorja tjetër – zbulohen 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë në vlerë mbi 150 mijë dollarë
Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur