Përtej futbollit, Bukayo Saka shpërblehet për veprat e tij të jashtëzakonshme humanitare
Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij humanitar dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.
Në bashkëpunim me organizatën bamirëse “BigShoe”, ylli i Arsenalit ka ndihmuar në ndryshimin e jetëve të shumë njerëzve në vende të ndryshme të botës.
Në Nigeri, Saka ka financuar 120 operacione për fëmijë nga familje në kushte të vështira ekonomike.
Në Marok, ai ka kontribuar në sigurimin e 50 shtëpive për 84 familje dhe 89 fëmijë të prekur nga tërmeti, ndërsa në Turqi ka mbështetur strehimin e 26 familjeve të zhvendosura nga tërmetet shkatërruese.
Përmes bashkëpunimit me Antonio Rüdiger, anglezi ka mbështetur gjithashtu kujdesin shëndetësor dhe programet e ekzaminimeve mjekësore në Ruandë, Kenia, Tanzani dhe Sierra Leone.
Saka used his speech after winning the Socrates award to read a letter from a 14-year-old boy in Rwanda that his charity helped.The young boy started losing his sight at 12 years old and was able to receive the eye care he needed from the charity a couple years later ❤️ https://t.co/09gchKm8Oo
Të rejat Lexo më shumë
“Ti je më i miri dhe më i zgjuari”: Pse këto fjalë mund ta dëmtojnë vetëbesimin e fëmijës?
Microsoft ofron largime vullnetare për rreth 60 mijë punonjës për të ulur kostot
AFA përgëzon shqiptarët e Luginës për dy ulëse në Kuvendin e Serbisë