Politikë
24/10/2026 21:31
Personi që u godit në sy në Tiranë është drejtues i “Tifozat Kuq e Zi”
Protestat në Shqipëri po vazhdojnë të eskalojnë gjithnjë e më shumë.
Kërkesat e studentëve për kushte më të mira, çoi të gjithë në këmbë e cila u shndërrua edhe e dhunshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa gjatë ditës së sotme një nga protestuesit mori një lëndim të rëndë në sy, ku u qëllua me plumb gome prej njërit nga pjesëtarët e policisë shqiptare.
I lënduari mësohet të jetë Erjon Vishkulli, drejtues i tifogrupit të njohur të Kombëtares Shqiptare “Tifozat Kuq e Zi”.
Lajmin e bën të ditur vetë tifogrupi, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
Vishkulli, në këto momente është duke u trajtuar në spitalin e Tiranës.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Çfarë të vendosni në raftet e dhomës së ndenjjes? Detajet që e bëjnë shtëpinë të tregojë historinë tuaj
Sport
Neymari e zgjedh periudhën te PSG-ja si kulmin e karrierës
Sport
Rekordi i Jose Mourinhos në “Camp Nou”, si trajner i Realit
Sport