Politikë
25/10/2026 19:31
Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë - nisin arrestimet
Situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të policisë.
Për t'i shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.
Ndërhyrja e forcave të rendit ka ardhur pas përshkallëzimit të tensioneve në zonën përpara Kryeministrisë, ku protestuesit ishin mbledhur në kuadër të tubimit.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur edhe shoqërimin e disa personave, ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre.
Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit nga policia, protestuesit janë tërhequr nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Cubarsi paralajmëron Barcelonën për yllin e madh të Real Madridit: Ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment
Politikë
Protestuesit dëmtojnë derën e Kryesisë së Kuvendit, thyejnë edhe xhamat e dritareve
Politikë
Vijojnë përplasjet pranë Kryeministrisë/ Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve, hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë
Sport