Përplasje fizike mes policisë dhe të rinjve në Tiranë - protestuesit nuk tërhiqen, rinisin tensionet pranë Ministrisë së Arsimit
Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.
Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve.
Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…
Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë.
Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas me shkopa gome dhe shoqërime protestuesish, teksa kanë nisur edhe arrestimet.
- YouTube www.youtube.com
Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë.
Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u rrëzuar “Mos u dorëzoni”, ishte thirrja gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji protestuesit u shpërndanë, por tashmë ata kanë nisur rigrumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit. /Tch/
Të rejat Lexo më shumë
Prej vitit 2029, kantoni i Bazelit planifikon zbritjen e tatimit direkt nga paga
Gjykata Kushtetuese tregon nëse ka pranuar kërkesë për kontestimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, drejtonte automjet pa patentë shoferi dhe transportonte dru pa dokumentacion