Përplasja që la disa të vdekur në Spanjë - kryeministri Sanchez "i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor"
Kryeministri i Spanjës ka shprehur "afeksionin, solidaritetin dhe mbështetjen e tij për të gjitha viktimat" e aksidentit hekurudhor.
Në një postim në X, Pedro Sanchez u shpreh se është "i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Toledo".
"Jam në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit dhe me presidentin e Castilla-La Mancha-s", tha ai.
Consternado ante el grave accidente de trenes en Toledo. Permanezco en constante contacto con el ministro de Transportes, @oscar_puente_, y con el presidente de Castilla-La Mancha, @garciapage. Los servicios de emergencia están trabajando sobre el terreno para atender a las personas afectadas y garantizar su seguridad, en coordinación con todas las administraciones implicadas.Mi cariño, solidaridad y apoyo a todas las víctimas y sus familias.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) October 28, 2026
"Shërbimet e emergjencës po punojnë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të garantuar sigurinë e tyre, në koordinim me të gjitha autoritetet përkatëse".
Reagimi i tij vjen pasi dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë – ku si pasojë, raportohet se kanë mbetur të vdekur të paktën 10 persona.
At least 46 people have been killed and 179 injured after Iryo and Renfe trains collided near Toledo, Spain. https://t.co/Yqd0weMg5t
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) October 28, 2026
Një tren i kompanisë Renfe dhe një tjetër i kompanisë Iryo u përplasën pak pas orës 09:00, duke bërë që dy vagonë të trenit Iryo të dilnin nga shinat, njoftoi një zëdhënës qeveritar për rajonin e Castilla-La Mancha, duke shtuar se shkaku i incidentit dhe numri i të lënduarve janë ende duke u përcaktuar.
Sipas informacioneve të Sky News, trenat transportonin më shumë se 400 pasagjerë. Sky News mëson se treni "Iryo" transportonte 147 persona, ndërsa treni "AVE" transportonte 297 pasagjerë.
Të rejat Lexo më shumë
Haaland përgatit lëvizjen e madhe, Real Madridi dhe Barcelona marrin sinjalin e shumëpritur
REVOLUCIONI
Çfarë fshihet në valixhen e Super Vivës? Ofertat zbulohen sonte në orën 21:00