← Kthehu te Ballina
Lajme

Përplasja e dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona

Përplasja e dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona

Pas aksidentit të rëndë të regjistruar paraditen e kësaj të shtune në afërsi të tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, si dhe shtetasja Maltina Ferati, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /euronews.al/

Nga

Telegrafi

10 minuta më parë

Top Lajme

Jobs

Real Estate

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar