Politikë
15/10/2026 16:31
Përleshje mes policisë dhe protestuesve para Piramidës në Tiranë – pamje ekskluzive nga droni
Situata në Tiranë raportohet e tensionuar, ku janë shënuar përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Ekipa e Indeksonline po qëndron në vendin e ngjarjes dhe po sjellë pamje nga atje.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha në një konferencë për shtyp nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit se 71 efektivë police kanë mbetur të dëmtuar në aktet e dhunës në 3 ditët e protestës në Tiranë.
Hita i bëri thirrje prindërve dhe pedagogëve të mos lejojnë që fëmijët dhe nxënësit të përdoren si mburojë për aktet e dhunës ndaj institucioneve dhe pronës private.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Protestat e dhunshme në Shqipëri, pezullohet transporti publik në Tiranë
Lajme
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë
Politikë
Skënder Hita: 71 efektivë të plagosur, kushdo që ka shkatërruar institucionet do identifikohet dhe përgjigjet para ligjit
Sport