← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 23:46

“Përgëzoi” gjyqtarin me ironi, Conceicao ndëshkohet me karton të kuq

“Përgëzoi” gjyqtarin me ironi, Conceicao ndëshkohet me karton të kuq

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore të vështirë 2:1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Në minutat e fundit ndodhi një moment interesant, ku protagonist ishte Conceicao, shkruan Indeksonline

Futbollisti portugez kërkoi penallti pas një kontakti në zonë, por gjyqtari nuk e pa si të tillë.

Pastaj lojtari i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhë.

Sikur nuk mjaftoi kjo, Conceicao e “përgëzoi” gjyqtarin duke i bërë me gisht.

Pastaj referi i dha të kuqin, të dytin të verdhë.

Portugalia me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve në pozitën e parë.

Reklamë