← Kthehu te Ballina
Lajme 05/10/2026 15:45

Përfundon shenjëzimi horizontal dhe vertikal i rrugëve dhe parkingjeve në Klinë

Përfundon shenjëzimi horizontal dhe vertikal i rrugëve dhe parkingjeve në Klinë

Komuna e Klinës ka njoftuar se ka përfunduar shenjëzimi horizontal dhe vertikal i rrugëve dhe parkingjeve në qytetin e Klinës.

Sipas njoftimit, punimet janë realizuar nga Drejtoria e Inspektoratit, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Nga Komuna kanë bërë të ditur se këto punime synojnë të kontribuojnë në orientimin më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një hapësire më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Reklamë