Lajme
24/10/2026 12:16
Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragash
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit.
Sipas Bogujevcit, ky aset i trashëgimisë kulturore daton që nga shekulli XIX dhe ka shërbyer për bluarjen e grurit e misrit, si dhe përpunimin e leshit për veshjet tradicionale.
Ajo ka theksuar se veçantia e këtij objekti qëndron në faktin se dy veprimtari tradicionale zhvilloheshin nën të njëjtën çati, duke e bërë atë një dëshmi të rëndësishme të jetës dhe mjeshtërisë së dikurshme në Opojë.
Bogujevci ka vlerësuar se restaurimi i këtij objekti përbën një hap konkret drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Mourinho e minimizon krahasimin e Real Madridit të tij me Barcelonën e Hansi Flick
Teknologji
Tesla premton se Roadsteri do të arrijë shpejtësi marramendëse, përmenden mbi 500 km/h
Politikë
“S’isha indiferent”, Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj, por vetëm më shanë dhe ofenduan
Lajme