Lajme
07/10/2026 15:01
Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit
Kanë përfunduar punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit, në Prizren, duke shpëtuar nga rrënimi një tjetër aset me rëndësi të trashëgimisë kulturore.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila tha se kulla daton nga shekulli XIX dhe përfaqëson një nga dëshmitë e rëndësishme të arkitekturës tradicionale të Hasit.
E ndërtuar me gur dhe dru, kulla ruan vlera të veçanta historike dhe arkitekturore, ndërsa pas përfundimit të restaurimit i është rikthyer integriteti i saj.
Sipas ministres Bogujevci, ruajtja e këtij monumenti kontribuon në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në përcjelljen e vlerave të saj te brezat e ardhshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE
Sport
NPL “Kastrioti” vazhdon pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Obiliq
Teknologji
Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit
Sport