Lajme
11/11/2026 16:32
Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar realizimi i projektit për ndërtimin e një këndi të lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin.
Sipas njoftimit të komunës, fëmijët e këtij fshati tashmë kanë në dispozicion një hapësirë të re për lojë dhe argëtim.
Projekti është iniciuar nga KLSP në Fushë-Kosovë, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe financimin e qeverive të Norvegjisë dhe Finlandës.
Komuna ka falënderuar të gjithë partnerët dhe kontribuesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.
"Faleminderit të gjithë partnerëve dhe kontribuesve për bashkëpunimin dhe mbështetjen në krijimin e një hapësire më të sigurt dhe më të bukur për fëmijët e Kuzminit", thuhet në njoftimin e komunës.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Nga Gjilani në universitetet e Belgjikës, Vjosa Musliu shqiptarja që ndërtoi karrierë akademike në Bruksel
Politikë
Nga 575 mijë euro fonde i keqpërdorën mbi 60 mijë – Policia arreston dy të dyshuar
Lajme
Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re, objekti i shkollës po shndërrohet në institucion parashkollor
Sport