Politikë
10/11/2026 14:16
Përfundon greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Prishtinë, njofton sindikata
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se lidhur me përmbylljen e grevës do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të këtyre shkollave.
Takimi është paralajmëruar të mbahet sot, në orën 15:00, në zyrat e FSPTSPK-së.
Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohen zhvillimet që kanë çuar në përfundimin e grevës, si dhe çështjet që lidhen me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Sabotuesit ukrainas ironizojnë pas shembjes së një ure hekurudhore në Rusi
Politikë
Ish-kreu i NATO-s: Evropa duhet të ndalojë së luturi për një vend në tryezën e negociatave për paqen në Ukrainë
Politikë
Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës
Sport