Lajme
24/10/2026 10:16
Përfundon asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora” në Zhabar vazhdojnë punimet në Bajr
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka njoftuar se në Bajr po vazhdojnë punimet për kubëzimin e trotuareve, ndërsa në Zhabar ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora”, e cila lidh dy lagje të qytetit.
Sipas njoftimit, këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.
Përfundimi i asfaltimit të rrugës “Nermin Vlora” pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonës, ndërsa punimet për kubëzimin e trotuareve në Bajr synojnë krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e këmbësorëve.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
ChatGPT mundëson kyçjen e bisedave me kod
Sport
“Ai është lojtari më i mirë në botë tani, shpresoj ta fitojë Topin e Artë”, Gavi lëvdon Yamalin
Lajme
Treni publik, komoditeti privat - gruaja i shtrin këmbët mbi tavolinë
Politikë