Lajme
22/10/2026 15:16
Përfundojnë punimet në infrastrukturën nëntokësore në 600 metra të rrugës “Ekrem Rexha – Drini” në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën “Ekrem Rexha – Drini”, në Lubizhdë të Qytetit, ku tashmë ka përfunduar infrastruktura nëntokësore në një gjatësi prej 600 metrash.
Sipas Totajt, aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për asfaltimin e kësaj rruge.
Projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa menaxhimi i punimeve bëhet nga Komuna e Prizrenit.
Totaj ka theksuar se investimet në infrastrukturë synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Rasti i pengimit të drejtësisë ndaj Thaçit e të tjerëve, Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari
Politikë
Ukraina rikthen 252 trupa, të cilat Rusia pretendon se janë ushtarë ukrainas të vrarë në fushëbetejë
Teknologji
Janevska: E kemi nxitur veprimtarinë kombëtare shkencore-kërkimore, tani po punojmë për ndërlidhjen rajonale dhe globale
Sport