Sport
13/10/2026 08:45
Përfundojnë minifushat sportive në tri fshatra të Suharekës
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Suharekë ka njoftuar se kanë përfunduar projektet për realizimin e minifushave sportive në fshatrat Studençan, Savrovë dhe Bllacë.
Sipas njoftimit të drejtorisë, këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.
Drejtoria ka bërë thirrje për kujdesin dhe mirëmbajtjen e këtyre hapësirave, duke theksuar se ruajtja e tyre është përgjegjësi e përbashkët.
“Ftojmë të gjithë shfrytëzuesit që të kujdesen për to, në mënyrë që këto investime publike të ruhen dhe të shërbejnë për shumë vite në të mirë të komunitetit”, thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Dy anije u goditën nga dronët në Detin e Zi, njëra u mbyt – thotë kryeministri i Bullgarisë
Politikë
Franz Ruppen shqyrton kandidaturën për Këshillin Federal të Zvicrës
Sport
Man Utd po përgatit një riorganizim të plotë: Carrick pritet të zëvendësohet nga trajneri i njohur italian
Politikë