Për vite i keni shmangur nga frika e kilogramëve të tepërt, por studimi sjell një zbulim interesant
Një studim i realizuar nga Universiteti i Torontos ka sfiduar këshillat e kahershme për shmangien e produkteve të qumështit me yndyrë të plotë, si qumështi, djathi dhe jogurti, nga frika e shtimit në peshë.
Në hulumtim morën pjesë 74 të rritur me mbipeshë ose obezitet, të cilët u monitoruan për 12 javë.
Rezultatet treguan se personat që konsumuan tri porcione produkte qumështi me yndyrë të plotë në ditë nuk shtuan më shumë peshë dhe nuk patën rritje të kolesterolit, krahasuar me ata që konsumuan sasi të vogla të tyre.
Foto ilustruese
Përveç kësaj, pjesëmarrësit që konsumuan më shumë produkte të qumështit patën marrje më të lartë të kalciumit, proteinave dhe vitaminës D, ndërsa u vërejt edhe përmirësim i tensionit të gjakut.
Sipas profesorit të nutricionit në Universitetin e Torontos, Harvey Anderson, produktet e qumështit përmbajnë proteina dhe lëndë të tjera ushqyese që ndikojnë në mënyrën se si trupi i përpunon yndyrnat.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se hulumtimi ishte i vogël dhe zgjati vetëm tre muaj, ndaj nevojiten studime më të gjera për të kuptuar ndikimin afatgjatë të këtyre produkteve në shëndet.
Ndërkohë, këshilla e ekspertëve mbetet konsumimi i larmishëm dhe i moderuar i ushqimeve.
Të rejat Lexo më shumë
19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve
Egjipti rihap ambasadën në Tripoli pas 12 vjetësh, kundërshton marrëveshjen detare mes Libisë dhe Turqisë
Aksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë