"Për pesë vjet kostoja e jetesës është rritur mesatarisht 45 për qind", Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar.
Hoti në një postim në Facebook shkruan se Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve.
“Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve! Qeveria mund të prezantojë shifra miliardësh, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve”, shkruan ai.
Hoti tutje thekson se debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje:
- Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve?
-Kush mban përgjegjësi për këtë dhe
-Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?.
Të rejat Lexo më shumë
Kosova merr një 'përforcim' të rëndësishëm, Rexhbeçaj rikthehet pas katër ndeshjeve mungesë
Dy persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Hamburg
Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës