Politikë
20/10/2026 11:31
Pedagogët dalin në mbështetje të studentëve në Tiranë, kundërshtojnë dhunën policore
Pedagogët nga universitete të ndryshme të Tiranës janë mbledhur paraditen e së martës në Korpusin Universitar, në shenjë solidariteti me studentët që po protestojnë.
Stafet akademike kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën studentore, duke dalë kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë ditëve të fundit.
Pedagogët pritet të nisin marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të reagimit të tyre ndaj situatës së krijuar.
Mbështetja e pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore dhe reagimet ndaj veprimeve të policisë kanë shtuar tensionet në kryeqytetin shqiptar.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
DOGANA
Lajme
Ariu shfaqen në parkingun e shkollës "Faik Konica" në Debresh, kërkohet kujdes i shtuar
Ekonomi
Si do të ndryshojë tregu i punës në pesë vitet e ardhshme? Flandra Marmullaku për aftësitë që do të kërkohen
Politikë