Sport
11/10/2026 08:15
Peci: 700 pjesëmarrës të konfirmuar për vrapimin në Mitrovicë më 18 tetor
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar përmes një videoje se aktivitetet sportive në qytet po marrin përmasa të reja, si në investime, ashtu edhe në organizimin e ngjarjeve sportive.
Peci ka bërë të ditur se më 18 tetor, nga ora 13:00, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me Korporatën Rugova dhe shoqërinë civile, do të organizojnë një aktivitet vrapimi.
Sipas tij, deri në këtë fazë janë konfirmuar 700 pjesëmarrës, ndërsa synimi është që numri i tyre të jetë edhe më i madh.
Kryetari Peci ka ftuar qytetarët që të regjistrohen dhe t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke theksuar se Mitrovica do të pasurohet me aktivitete sportive dhe se synimi është rikthimi i traditës sportive në qytet.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
E diela me reshje të dendura shiu, temperaturat deri në 16 gradë Celsius
Politikë
Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit
Lajme
Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot
Politikë