← Kthehu te Ballina
Politikë 04/10/2026 12:45

PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Hamza pritet t’i njoftojë për takimet me Kurtin

PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Hamza pritet t’i njoftojë për takimet me Kurtin

PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Hamza pritet t’i njoftojë për takimet me Kurtin

Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mbajnë sot në orën 14:00 mbledhje të përbashkët në selinë e kësaj partie.

Siç mëson Zani Digjital, në këtë mbledhje kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet t’i njoftojë anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e partisë për përfundimin dhe epilogun e takimeve të zhvilluara së fundmi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas informacioneve, temë kryesore e takimeve Hamza-Kurti ka qenë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja është shprehur e gatshme që, pas miratimit të këtij Projektligji në dy leximet në Kuvend, të ulet dhe të diskutojë për një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, Hamza pritet të deklarohet për media, ku pritet të shpalosë qëndrimin e PDK-së lidhur me zhvillimet e fundit.

Mbledhja zhvillohet në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. /Zani Digjital/