Pavarësisht kritikave të BE-së, Vuçiq e thotë me krenari: Kurrë nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj rrugës drejt integrimit evropian, por nuk do të ndryshojë qëndrimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Jemi në rrugën drejt Evropës, mos na largoni prej saj”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se Serbia dëshiron të vazhdojë procesin e integrimit evropian, ndërsa njëkohësisht të ruajë politikën e saj ndaj Moskës.
Ai ka vlerësuar se Serbia deri më tani ka arritur t’i ruajë me sukses vlerat e shoqërisë tradicionale, duke e paraqitur këtë si një nga parimet që udhëheqin politikën e vendit.
Duke folur për raportet me Rusinë, Vuçiq ka përsëritur se Beogradi nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës dhe nuk planifikon ta bëjë këtë as në të ardhmen.
“Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të vendosim asnjë sanksion kundër Federatës Ruse”, ka deklaruar presidenti serb.
Qëndrimi i Beogradit për sanksionet ndaj Rusisë mbetet një çështje e rëndësishme në raportet e Serbisë me Bashkimin Evropian.
Pavarësisht synimit për anëtarësim në BE, Serbia nuk është rreshtuar me politikën e sanksioneve të bllokut kundër Moskës pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Të rejat Lexo më shumë
Kur kostot bien, pse qytetari vazhdon të paguajë më shumë?
Dimitrieska-Koçoska: Vazhdon deri më 2 nëntor masa për uljen e TVSH-së për naftën dhe akcizën
Bono mbi administratën Trump dhe republikanët: Kjo është grabitja më e madhe në historinë e botës