Lajme
15/10/2026 10:01
“Pastrimi” kërkon ndjesë për vonesat në mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ekipet e saj kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe natës për largimin e mbeturinave në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Përmes një njoftimi, kompania u ka kërkuar ndjesë qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave, duke theksuar se po përpiqet të ofrojë shërbimet me kapacitetet që ka në dispozicion.
Sipas “Pastrimit”, vështirësitë janë shkaktuar nga kufizimi i orarit të funksionimit të deponisë, gjë që ka ndikuar në procesin e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave.
Kompania ka bërë të ditur se po vazhdon përpjekjet për të larguar sa më shumë mbeturina, pavarësisht vështirësive me të cilat po përballet.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Kina lanson 10 satelitë me raketën Zhuque-2E për të avancuar kapacitetet kompjuterike me IA në hapësirë
Politikë
Sali: Përparimi i Malit të Zi forcon perspektivën evropiane të rajonit
Sport
“Nëse duhet të largohem, do ta bëj” – ylli i Real Madridit trondit me deklaratën për të ardhmen
Lajme