Sport
01/11/2026 22:03
Pasi mori goditje me top në fytyrë, djaloshi takohet me yjet e Real Madridit si kërkim falje!
Një moment i pakëndshëm është regjistruar gjatë ndeshjes mes Racing Santander dhe Real Madridit, pasi një goditje e fuqishme e mesfushorit Aurelien Tchouameni përfundoi në tribunë, duke goditur në fytyrë një tifoz të vogël.
Djaloshi mbeti i lënduar dhe shpërtheu në lot nga dhimbjet, por fatmirësisht situata përfundoi mirë, shkruan
Pas ndeshjes, ai pati mundësinë të takohej me yjet e Real Madridit, të cilët i dhuruan një moment të veçantë për ta kompensuar përjetimin e pakëndshëm.
Ndërkohë, Kylian Mbappe reagoi me humor për rastin, duke thënë: “Është faji i Tchouaménit, ai nuk di të gjuajë!”
Kujtojmë se Real Madridi triumfoi me rezultat 3:0, me golat e Mbappés, Bellinghamit dhe Diomandes.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Politikë
Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka
Lajme
Kjo ngjyrë po i lë në hije të gjitha të tjerat: Edhe veshjet më të thjeshta duken të shtrenjta me të
Sport