“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e aprovoi kërkesën e Prokurorisë.
Sylaj, i ngarkuar me veprën penale “Vrasje e rëndë”, u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pasi ishte në arrati që nga mbrëmja e 25 tetorit, kur dyshohet se e kreu vrasjen.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka mësuar nga burime brenda seancës se është kundërshtuar paraburgimin me pretendimin se Sylaj nuk paraqet rrezikshmëri dhe se qëndrimi i tij në arrati nuk lidhet me synimin për t’u larguar nga shteti.
Siç mëson Klan Kosova, i njëjti kishte planifikuar vetëvrasjen pasi e vrau Arlindën me sëpatë.
Por, pas negocimit me policinë, përmes nënës së tij, është bindur të dorëzohet.
Burimet thonë se Alberti ka pretenduar se vrasjen e kreu në afekt.
Megjithatë, pas përfundimit të seancës, gjyqtari nxori vendimin për paraburgim.
Albert Sylaj e privoi nga jeta Arlinda Zekajn, në Vitomiricë të Pejës.
E ndjera kishte pasur probleme të shumta me bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj, për çka kishte kërkuar ndihmë te organet e drejtësisë, edhe duke paralajmëruar se mund t’i ndodhë më e keqja.
Fatkeqësisht, shteti nuk arriti të mbrojë.
Për rastin e Arlindës dhe shumë grave të vrara në Kosovë, sot pati protestë në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi.
Të rejat Lexo më shumë
Doktori zbulon një test të thjeshtë 10-sekondësh që tregon nëse po plakeni mirë, kjo është një shenjë pse duhet të shqetësoheni
Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
Sa paguhet një orë pune në Gjermani