Lajme
30/10/2026 18:16
Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
Si rrjedhojë e këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, transmeton
Vendimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Inspektojmë sot, parandalojmë problemet nesër!” thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor
Politikë
Emigrantja shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit
Politikë
Millanov: Makinat VLT janë pronë e Lotarisë, dëshmitari konfirmoi se prokurimi ishte i planifikuar
Sport