Pas humbjes, bashkëpartiakëve të Vuçiqit duket se nuk u mbeti tjetër, veçse të këndojnë për kriminelin Rakto Mlladiq
Në selinë zgjedhore të Partisë Progresive Serbe (SNS), pas humbjes zgjedhore të Aleksandar Vuçiq, u kënduan këngë që tërhoqën vëmendjen për shkak të përmbajtjes së tyre.
Dhe ndër to, thuhet se ishte edhe kënga "Gjeneral, gjeneral", e cila është përdorur në javët e fundit për të lavdëruar kriminelin e luftës Ratko Mladiq.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja nga selia e partisë regjistroi skenat e zyrtarëve të mbledhur të cilët, të shoqëruar nga një fizarmonist, kënduan, duartrokitën dhe brohoritën.
Midis tyre ishte Ana Brnabiq, e mbështjellë me flamurin serb, ndërsa presidenti i SNS dhe ish-kryeministri Milosh Vuçiq ishte afër.
Atmosfera në seli u shoqërua edhe nga një këngë e interpretuar nga Baja Mali Knindža, i njohur për këngët e tij nacionaliste.
Por, performanca, e shoqëruar edhe nga kënga "Gjeneral, gjeneral", pati gjithashtu vend në repertorin muzikor që u dëgjua gjatë takimit të zyrtarëve të partisë.
Siç bëjnë të ditur mediat, kënga "Gjeneral, gjeneral" shoqërohet me glorifikimin e Ratko Mladiqit, ish-komandantit të RS-së, i cili u dënua para Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.
Të rejat Lexo më shumë
Haxhiu thotë se Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër Ligjit për Specialen, Nagavci kërkon sqarime nga PDK-ja
Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një i mitur
“Një përqafim të madh drejt tyre”, Jose Mourinho ia dedikon fitoren tifozëve të Barcelonës