Pas debutimit te Kosova, Erblin Osmani stërvitet me ekipin e parë të Bayernit – opsion për t’u ftuar ndaj Augsburgut
Pasi debutoi me Kosovën vetëm në moshën 17-vjeçare, Erblin Osmani ka stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut.
Trajneri i Bayernit Vincente Kompany e ka ftuar talentin dardan për t’u stërvitur me yjet e tjerë, ndërsa po përgatiten për t’u përballur me Ausgsburgun në vikend.
Në fotografitë e fundit të shkrepura nga Bayern Munichu, Osmani shihet pranë dyshes Harry Kane dhe Lennart Karl.
Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Kompany do ta ftojë 17-vjeçarin në skuadër për përballjen me Augsburgun.
Rikujtojmë, Osmani debutoi me Bayern Munichun sezonin e kaluar, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që zhvillon minuta në Bundesliga në moshën 16-vjeçare.
Ndërkohë, ai theu rekord edhe te Kosova, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në fanellën “Dardane” vetëm në moshën 17-vjeçare, kundër Irlandës.
Të rejat Lexo më shumë
Bajqinovci: Justina Shiroka-Pula është konsensuale, nuk i përket askujt politikisht
Ekipi nga MLS nis bisedimet për Kevin De Bruyne
Ligji për Gjykatën Speciale, vjen reagimi nga OVL-ja