← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 20:15

Pas barazimit me Austrinë, ja si qëndron situata në grupin e Kosovës për Ligën e Kombeve

Pas barazimit me Austrinë, ja si qëndron situata në grupin e Kosovës për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës matematikisht ende ka gjasa për ta zënë vendin e parë në grup, pavarësisht që nuk do të jetë e lehtë.

“Dardanët” u ndanë në “paqe” me austriakët, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Kësisoj, pas katër xhirove të zhvilluara – Kosova zë pozitën e dytë në Ligën B me pesë pikë, tre më pak se Austria. Megjithatë, situata mund të ndryshojë pasi Irlanda do të përballet me Izraelin nga ora 20:45.

Janë edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, ku Kosova në muajin nëntor do ta presë Izraelin në “Fadil Vokrri”, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojë për në Dublin, ku më shumë gjasë do ta zhvillojë përballjen “jetike” ndaj Izraelit.

Reklamë