← Kthehu te Ballina

Pas angazhimeve të Kombëtares, të premten rikthehet Superliga e Kosovës

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Pas angazhimeve të Kombëtares, të premten rikthehet Superliga e Kosovës

Pas angazhimeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për Superligën e futbollit.

Për tri ditë me radhë do të luhen pesë ndeshjet e xhros së 14-të të ligës elitare, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo xhiro do të nisë të premten me duelin mes lideres Prishtina dhe Drenicës.

Më pas, të shtunën Llapi do t’i bëjë konak Vushtrrisë, ndërsa Malisheva e pret Dukagjinin.

Xhiroja mbyllet me dy ndeshjet e së dielës: Ballkani dhe Gjilani do të luajnë në derbin e kësaj fundjave, kurse kampionia aktuale, Drita e pret Feronikelin 74.

Ndeshjet do të luhen në tri termine, prej orës 13:00, 15:00 dhe 17:00. /Gazeta Express

Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme