Politikë
23/10/2026 13:32
Pas 2-orësh përfundon intervistimi i Gani Gecit në prokurori
Pas rreth dy orësh ka përfunduar intervistimi i Gani Gecit në prokurorinë e shtetit, lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, raporton
Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar largimin ose ndryshimin e përmbajtjes së postimit.
Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit përshkruhen edhe deklaratat që Geci dyshohet t’ia ketë drejtuar Mehmetajt në ambientet e mediumit ku gazetari punon.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë pak ditë më parë i kishte caktuar Gani Gecit masën e paraburgimit prej 30-ditësh.
Rasti është nën hetim nga organet e drejtësisë.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Një i vrarë dhe të paktën katër të plagosur nga të shtënat në Francë, arrestohet i dyshuari
Sport
Liverpooli zhvillon bisedime për transferimin e yllit të Dortmundit
Lajme
Babai i Meghan Markle nën hetim pasi iu gjetën materiale me pornografi të fëmijëve
Sport