Pas 15-vjetësh heshtjeje, drejtësia troket në rastin e vrasjes së Diana Kastratit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.
Seanca po zhvillohet në mungesë të të akuzuarit, i cili ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit, shkruan
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 22 tetor 2026, ka ngritur aktakuzë ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet. Ajo u qëllua me armë zjarri.
Rasti kishte nxitur reagime të shumta publike, pasi Diana më herët kishte kërkuar urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet, por mbrojtja e nevojshme nuk i ishte ofruar me kohë.
Pesëmbëdhjetë vjet pas ngjarjes tragjike, procesi gjyqësor ka nisur, ndërsa familja e Dianës vazhdon të presë drejtësi për humbjen e saj të parakohshme.
Të rejat Lexo më shumë
Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, viktimat kërkojnë mbrojtje
IQMT ndalon vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, me origjinë nga Kina
Katër shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën një person për 12 orë kundër vullnetit të tij