Lajme
24/10/2026 19:01
Paratë që i dhuruan për ditëlindje i përdori për lotari, gruaja fiton një shumë të majme
Një 47-vjeçare nga Oakland County, në Michigan të SHBA-së, ka fituar 150 mijë dollarë në një lojë online të lotarisë, pasi vendosi të provonte fatin me paratë që i kishte dhuruar tezja për ditëlindje.
Gruaja u tregoi zyrtarëve të lotarisë se kishte vendosur të luante një bast prej 20 dollarësh.
Kur në ekran u shfaq çmimi prej 150 mijë dollarësh, ajo fillimisht nuk mund t’u besonte syve.
“Kur loja përfundoi dhe në ekran u shfaqën 150 mijë dollarë, mendova: Kjo nuk mund të jetë e vërtetë!’ Ishte dhurata më e mirë për ditëlindje”, rrëfeu fituesja.
Ajo bëri të ditur se një pjesë të parave do ta përdorë për të blerë një veturë të re, ndërsa pjesën tjetër do ta kursejë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”
Sport
Humbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit
Politikë
Protestat nuk ndalen te Franca - edhe vende të tjera evropiane trazohen
Politikë