Politikë
19/10/2026 19:16
Paralajmërimi i Ramës: Ata që kryejnë akte dhune do futen në listë të zezë, nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së
Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas burimeve të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.
Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.
Sipas të njëjtave burime, përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Gashi: Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante, PDK-ja do të ishte në situatë të vështirë po të refuzonte Shiroka-Pulën
Sport
Pedri e cilëson Yamalin më të mirin në botë, por e paralajmëron për krahasimet me Messin
Politikë
Blick përfshin Shqipërinë në artikullin për Evropën: Një valë zemërimi po përhapet në të gjithë kontinentin
Politikë