← Kthehu te Ballina
Sport 06/10/2026 23:05

Para ndeshjes lamtumirëse, Kombëtarja e Argjentinës do të udhëtojë me autobus të hapur drejt stadiumit

Para ndeshjes lamtumirëse, Kombëtarja e Argjentinës do të udhëtojë me autobus të hapur drejt stadiumit

Argjentina po përballet për ndeshjen e fundit me Lionel Messin.

Përballja ndaj Beninit në Buenos Aires, do të jetë lamtumira për të pas një karriere të suksesshme aty.

Pak orë para nisjes së saj, ekipi i Argjentinës pritet të udhëtojë drejt “El Monumental”, me autobus të hapur ku do të priten nga tifozë të shumtë argjentinas në rrugët e qytetit.

Ndeshja pritet të zhvillohet në orën 01:00 të mesnatës, sipas orës tonë lokale.

Reklamë