Politikë
30/10/2026 17:16
Papa voton në zgjedhjet amerikane, hera e parë në historinë e papatit
Papa Leo XIV ka votuar përmes postës në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Vatikani.
Ky konsiderohet rasti i parë i njohur kur një Papë merr pjesë në një proces zgjedhor politik.
Zyra e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur se Papa, i lindur në Chicago, ka ushtruar të drejtën e tij të votës si shtetas amerikan.
Ai gjithashtu ka votuar gjatë viteve të qëndrimit në Peru, sa herë që ka pasur të drejtë ligjore për ta bërë këtë.
Në deklaratë, Vatikani theksoi se Papa beson se pjesëmarrja në proceset demokratike është njëkohësisht e drejtë dhe detyrim i qytetarëve.
Ndryshe, zgjedhjet afatmesme amerikane, të planifikuara për 3 nëntor, do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit për dy vitet e fundit të mandatit të presidentit Donald Trump.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë - vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro
Politikë
Të miturit në Zvicër mund të blejnë cigare elektronike online, ngrihet alarmi për kontrollet e moshës
Politikë
Intervistimi i Ramës nga PSRK, çfarë thotë avokati i tij
Lajme