Papa Leoni XIV bëhet Papa i parë në histori që voton në zgjedhjet e përgjithshme në SHBA
Papa Leoni XIV ka hyrë në histori si Papa i parë që ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vatikani ka konfirmuar të premten se Papa, i lindur në Çikago, ka votuar përmes postës në qytetin e tij të lindjes, përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, shkruan abcnews, transmeton
Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Leoni XIV e ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar si shtetas amerikan sa herë që ka pasur të drejtë ta bëjë këtë.
Papa, emri i të cilit para zgjedhjes në krye të Kishës Katolike ishte Robert Prevost, ka jetuar për më shumë se 20 vjet në Peru, ku ka shërbyer si prift misionar dhe më pas si ipeshkëv.
Vatikani ka theksuar se Papa beson se pjesëmarrja në proceset demokratike është një e drejtë dhe një detyrë e qytetarëve.
Lajmi për votimin e tij u raportua fillimisht nga gazeta “Chicago Sun-Times”, ndërsa konfirmimi zyrtar erdhi nga Vatikani.
Të rejat Lexo më shumë
Gjiganti anglez ka gati 100 milionë për Federico Valverden
Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot