Teknologji
04/10/2026 18:46
Papa kundër artit të krijuar nga AI: U mungon shkëndija e njerëzores
Papa Leo XIV ka kritikuar fuqishëm artin e krijuar nga inteligjenca artificiale, duke theksuar se i mungon “shkëndija e njerëzores”. Në një deklaratë, Papasi theksoi nevojën për të dalluar artin njerëzor nga ai që prodhojnë makinat, duke i kujtuar botës rëndësinë e ruajtjes së krijimtarisë njerëzore në epokën e AI-së. Sipas tij, algoritmet bazohen në përllogaritje statistikore dhe në miliona imazhe të mëparshme, por nuk mund të kapin thellësinë shpirtërore të veprave të njeriut. Në maj, Papa Leo XIV kishte shprehur më gjerësisht mendimet e tij për AI në një letër, duke theksuar rëndësinë e dinjitetit njerëzor në një botë gjithnjë e më të automatizuar. (Zani Digjital)