Pamjet tregojnë evakuimin e një ushtari të plagosur me dron – një rast i parë në botë
Ukraina ka kryer atë që e quan evakuimi i parë në botë i një ushtari nga vija e frontit, duke përdorur një dron.
I rrethuar nga mina tokësore dhe nën kërcënimin e dronëve armiq, ushtari i plagosur nuk mund të shpëtohej përmes rrugëve tokësore.
Kështu, Brigada e 92-të e Sulmit vendosi të provojë diçka që, sipas tyre, nuk ishte bërë kurrë më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell
Dhe në pamjet mbresëlënëse të publikuara të hënën, një dron zbret mbi pozicionin e ushtarit dhe pozicionohet me kujdes pikërisht mbi të.
Ukraine flew a wounded soldier out of a front-line position with a heavy hexacopter drone, in the world’s first aerial evacuationGround robots usually carry casualties out, but Russian drones and mined ground made that impossible this time🎥 92nd Assault Brigade https://t.co/d83E5uGiDN
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) October 19, 2026
Ushtari – i identifikuar si pjesëtar i Brigadës së 30-të të Mekanizuar, i cili ishte plagosur në pozicionin e tij – shihet duke u lidhur në një pajisje mbajtëse (rripa sigurie) të krijuar posaçërisht për këtë qëllim.
Droni i përdorur raportohet të jetë një “heksakopter i rëndë”, i cili zakonisht shërben për hedhjen e bombave mbi pozicionet e armikut.
Pasi sigurohet mirë, droni ngrihet sërish në ajër, duke marrë me vete edhe ushtarin.
Më pas, pamjet tregojnë ushtarin duke u transportuar drejt një zone të sigurt, ndërsa droni fluturon mbi majat e pemëve dhe rrugët.
Brigada bën të ditur se operacioni ishte i suksesshëm; ushtari aktualisht po merr trajtim mjekësor dhe nuk është më në rrezik për jetën.
Të rejat Lexo më shumë
Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativë në RMV
Robotë më të vegjël se një kokërr orizi hyjnë në zemër: A mund t’i zëvendësojnë operacionet e rrezikshme?
Një qen i vogël nga Karolina e Veriut “përzuri një ari” nga oborri i familjes së tij