Pamje që tregojnë se çfarë i bëri një stuhi e fortë, një aeroporti në Brazil
Stuhi të forta sollën erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm në shtetin jugor të Santa Catarina të Brazilit të mërkurën, më 4 nëntor.
Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë dëmtuar shtëpi dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Ndërkohë, në qytetin perëndimor të Chapecó, erërat shkulën një pjesë të strukturës metalike të hyrjes së terminalit të aeroportit dhe thyen dritaret, duke detyruar fluturimet të pezullohen deri të premten.
Powerful tornado destroys airport in BrazilA tornado struck the state of Santa Catarina and destroyed the airport in the city of Chapecó, local media report. The airport has been closed indefinitely.Some areas have also lost electricity and internet access.
— NEXTA (@nexta_tv) November 5, 2026
I gjithë shteti ishte nën alarm të kuq për stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm vranë një burrë në Rio Negrinho.
Njëzet komuna shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
Zyrtarët e mbrojtjes civile konfirmuan gjithashtu dy tornado në perëndim të shtetit.
Të rejat Lexo më shumë
Veteranët e Napolit në qendër të krizës te Napoli me emrin e Amir Rrahmanit që përmendet nga mediumi italian
Elshani: Arrihet marrëveshja me grevistët, mësimi pritet të vazhdojë normalisht
Frikë te Real Madridi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje dhe shtohen dyshimet për një lëndim të mundshëm