← Kthehu te Ballina
Politikë 22/10/2026 23:17

Pamje nga tubim masiv i opozitës në Serbi, gazetari holandez parashikon fundin politik të Vuçiqit të dielën

Pamje nga tubim masiv i opozitës në Serbi, gazetari holandez parashikon fundin politik të Vuçiqit të dielën

Qindra serbë janë mbledhur mbrëmjen e së enjtes në Beograd, në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Studentore, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Sipas NEXTA-s, tubimi shënoi përmbylljen e fushatës së lëvizjes studentore, e cila synon të sfidojë koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandër Vuçiq

Ndërsa, në një reagim në platformën X, eurodeputeti Thijs Reuten shkroi se populli serb është i vendosur të votojë për transparencë, drejtësi dhe demokraci.

“Populli serb është i vendosur të votojë për transparencë, drejtësi dhe demokraci”, shkroi Reuten.

Reuten shpërndau postimin e gazetarit holandez Thomas van Linge, i cili parashikon fundin e pushtetit 12-vjeçar të Vuçiqit.

“Beogradi, sonte. Njerëz sa të të zërë syri. Lista Studentore është gati t’i japë fund 12 viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiçit dhe SNS-së.”, ka shkruar ai në “X”.

Pamjet e publikuara nga tubimi tregojnë një pjesëmarrje të madhe qytetarësh në kryeqytetin serb, ndërsa Lëvizja Studentore synon ta kthejë mobilizimin qytetar në mbështetje në kutitë e votimit.

The Serbian people determined to vote for transparency, justice and democracy. #vote #change

— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) October 22, 2026

Mass opposition rally in Belgrade

Hundreds of people took to the streets of Serbia’s capital for the final rally of the Student List movement ahead of the parliamentary elections.

The election will take place on October 25. The ruling coalition, led by the Serbian Progressive Party, will be represented by Aleksandar Vučić, who stepped down as president to run for prime minister.

The main challenger to the ruling coalition will be the Student List, led by Ilija Srdanović, a cardiologist from Novi Sad.

Reklamë