← Kthehu te Ballina
Politikë 25/10/2026 10:02

Pamje nga një qendër  në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen

Pamje nga një qendër  në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen

Prania e votuesve nga Kosova në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka shkaktuar “bllokadë” në njē qendër votimi në Rashkë.

Sipas mediumit KoSSev, vëzhguesit kanë konfirmuar se aty janë krijuar radhë të gjata. Po ashtu, raportohet se dy gra kanë humbur ndjenjat derisa kanë hyrë për të votuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të KoSSev, fluksi i madh i votuesve dhe kapacitetet e kufizuara të vendvotimeve për t’i pranuar të gjithë qytetarët kanë shkaktuar pritje të gjata, ndërsa ka pasur edhe shtyrje mes votuesve.

Reklamë