Lajme
18/10/2026 20:16
Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë – disa të plagosur
Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës.
Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie janë plagosur brenda ambienteve të komisariatit, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Ngjarja paraqitet shqetësuese edhe për faktin se në godinën e komisariatit ndodhen ambiente paraburgimi.
Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe një automjet zjarrfikës, për të ndërhyrë dhe për të vënë flakët nën kontroll.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të efektivëve të plagosur apo mbi përmasat e dëmeve të shkaktuara në godinë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Haziri u deklarua kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, reagime nga LVV
Sport
Pesë ish-yjet e Realit flasin për Valverden, disa prej tyre pajtohen që ai të ndërrojë pozicion
Sport
Armend Thaqi bën heroin, Gjilani triumfon ndaj Feronikelit ‘74
Politikë