Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Inxhinierëve të Kosovës, Arsim Rapuca, dhe anëtarët e Bordit të kësaj ode, me të cilët ka diskutuar për fuqizimin e rolit të odës në mbikëqyrjen profesionale të inxhinierëve në projekte dhe vendpunishte.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar rëndësinë e angazhimit aktiv të inxhinierëve në projekte, duke vlerësuar se prania e tyre është thelbësore për garantimin e sigurisë në vendpunishte dhe parandalimin e incidenteve.
Ajo ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, do të angazhohen për të siguruar që të gjitha vendpunishtet në Kosovë të respektojnë ligjin, rregullat dhe masat e sigurisë në punë.
“Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe as keqpërdorim të licencave nga inxhinierët e licencuar”, ka theksuar Pacolli.
Ministrja ka nënvizuar gjithashtu se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të angazhohet që edhe projektet publike të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, sa i përket lejeve ndërtimore, mbikëqyrjes profesionale dhe angazhimit të inxhinierëve të licencuar.
Të rejat Lexo më shumë
Mendoni se jeni ende në formë? Trupi nis të humbasë forcën që rreth moshës 35-vjeçare
Pse qentë e mëdhenj jetojnë më pak se të vegjlit? Pas këtij dallimi fshihet diçka që pak kush e di
Protestuesit në Francë, pantallonat iu përfshinë nga flakët - iu desh goxha përpjekje për t’i hequr ato!