← Kthehu te Ballina

Pacolli ndan foto nga projekti i Banimit të Përballueshëm dhe Social në Pejë thotë se 135 njësi banesore janë në fazën finale

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Pacolli ndan foto nga projekti i Banimit të Përballueshëm dhe Social në Pejë thotë se 135 njësi banesore janë në fazën finale

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka ndarë foto nga projekti i banimit të përballueshëm dhe social në Pejë, duke thënë ky projekt ‘’po avancon’’.

Pacolli, ka deklaruar se, 135 njësi banesore janë tashmë në fazën finale të ndërtimit.

Postimi:

Projekti i Banimit të Përballueshëm dhe Social po avancon!

Në Pejë po vazhdojnë me ritëm të mirë punimet në projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social. 135 njësi banesore janë tashmë në fazën finale të ndërtimit.

Punimet po avancojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan. Ndërkohë, kemi iniciuar procedurën e prokurimit për lidhjen e kontratës në Kamenicë, si dhe jemi në fazën e hartimit të projekteve për Shtime dhe Obiliq.

Me buxhetin e vitit 2027 për projektet e banimit të përballueshëm dhe social dhe të banimit social adekuat kemi ndarë 23.5 milionë euro

Qeveria për familjet

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme