Pacolli: Gjoba prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për shkeljet lidhur me mbeturinat
5 mijë euro gjobë për Komunën e Prishtinës, Pacolli: Për shkeljet lidhur me mbeturinat
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në deponinë e dheut të NPL “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së përcaktuar për deponim.
Sipas saj, pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e kësaj çështjeje.
Pacolli ka theksuar se institucionet publike duhet të japin shembull në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë e tyre ligjore për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.
“Institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe assesi të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave”, ka shkruar Pacolli.
Ajo e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Ligji vlen për të gjithë njësoj”.
Të rejat Lexo më shumë
“Duhet të respektojmë shumicën”, Gianni Infantino refuzon thirrjet për dorëheqje pas skandalit të FIFA-s
Situatë e tensionuar në Tiranë, protestuesit hedhin gurë - Policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës
Drejtorët e dorëhequr vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit